De Bruyne: “Nuk mund të festoja shkaku i Eriksen”

  • S.A /
  • 18 qershor 2021 - 14:22
De Bruyne: “Nuk mund të festoja shkaku i Eriksen”

Kevin De Bruyne është rikthyer dhe udhëhoqi Belgjikën drejt fitores dhe kualifikimit në 1/8-at e “Euro 2020”.

Ai hyri në fushë në fillim të pjesës së dytë, dhe nxori Thorgan Hazard para portës për golin e 1-1, dhe e bëri me një pasim që pak lojtarë mund t’ja lejojnë vetes, dhe pastaj shënoi personalisht golin e përmbysjes 2-1 ndaj Danimarkës me një të majtë të bukur. Gjithsesi ende ka hije dyshimi për gjendjen e tij fizike.Lojtari i Manchester City, ende nuk është shëruar krejtësisht nga dëmtimi që pësoi në finalen e Champions, përballjen me Rudiger që i shkaktoi dy fraktura në fytyrë duke e detyruar ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

“Ende nuk jam krejtësisht në rregull, pasi vij pas disa javësh me oshilacione. Në anën e majtë të fytyrës nuk ndiej asgjë. Është sikur të kisha bërë anestezi te dentisti. Aty nervi im është dëmtuar rëndë, më kanë thënë se do të duhen edhe 6 muaj që të rikthehet në normalitet. Ndonjëherë në duele kam ende frimë të fus kokën, por kjo është e kuptueshme”.

Në Kopenhagen Kevin gjithsesi luajti pa asnjë maskë mbrojtëse. De Bruyne më pas shpjegoi se përse nuk festoi si zakonisht pas golit.

“Për respekt të Eriksen. Nuk ishte e përshtatshme të festoje. Të gjithë ishim zhytyr një një situatë të cuditshme emocionale”. Në fund edhe një koment në lidhje me ndeshjen dhe kontributin e tij për Belgjikën.

“Trajneri më futi në fushë për të krijuar hapësira dhe për ti dhënë impuls lojës, dhe besoj se këtë bëra”. 

(Kosova Sot Online )