Dita e të mëdhenjve, vëmendja te super ndeshja Portugali vs Gjermani

  • S.A /
  • 19 June 2021 - 09:22
Dita e të mëdhenjve, vëmendja te super ndeshja Portugali vs Gjermani

“Euro 2020” vazhdon me super ndeshje edhe të shtunën.

Me një fjalë, është dita e të mëdhenjve pasi do të zbresin në fushë skuadra si Spanja, Gjermania, Portugalia e Franca. Ashtu si deri më tani, janë planifikuar tri ndeshje për ditën e sotme.

Nga ora 15:00, Spanja do të kërkojë fitoren e parë në “Euro 2020” pas barazimit me Suedinë në ndeshjen e parë.

Spanja luan me Sllovakinë që ka grumbulluar tri pikë, derisa Suedia është lideri Grupit E me 4 pikë.

Pas kësaj sfide, në orën 18:00 dhe 21:00 zhvillohen sfidat e Grupit F.

Vëmendja do të jetë te ndeshja mes Portugalisë dhe Gjermanisë, e cila do të zhvillohet nga ora 18:00.

Portugalia mori fitoren në takimin e parë, derisa Gjermania humbi nga Franca – andaj kjo sfidë është spektakël i vërtetë.

Derisa në orën 21:00, për të mbyllur rundin e dytë në grupe, luan Franca me Hungarinë, Gjelat janë favorit dhe mund të sigurojnë kualifikimin në mesin e 16 më të mirave në “Euro 2020”.

 (Kosova Sot Online )