Zyrtare: FC Shkupi e trasnferon Bujar Shabanin

  • S.A /
  • 19 June 2021 - 14:58
Zyrtare: FC Shkupi e trasnferon Bujar Shabanin

Mesfushori Bujar Shabani u prezantua sot si transferi më i ri i FC Shkupit.

Shabani u transferua te skuadra e Maqedonisë së Veriut nga nënkampionja e Superligës së Kosovë, Drita.

Shabani ka një karrierë të mirë në Superligën e Kosovës dhe Shqipërisë, ku ka luajtur dhe me ekipet si FC Ferizaj, KF Feronikeli dhe në Shqipëri ishte pjesë e KF Skënderbeu.

Shkupi dhe Shabani janë dakorduar për kontratë një vjeçare, ndërsa tani më ai është së bashku me klubin në Ohër dhe po vijon përgatitjet e plota me ekipin.

Reklamë

Njoftimi i plotë nga FC Shkupi:

Super Shabani vishet bardhekaltër për mesfushë stabile

Skuadra jonë vazhdon fazën përgatitore në qytetin e Ohrit, ndërsa tani më pas nesh kemi lënë edhe miqësoren e parë të luajtur ndaj ekipit të Partizanit të Tiranës, ku treguam një lojë shumë solide dhe me shumë raste për të shënuar, që tregon se ekipi me futbollistët e rinj të ardhur në këtë afat kalimtar shumë shpejt po adaptohen mes vete.

Transferimi i radhës te skuadra jonë është mesfushori difensiv Bujar Shabani, i cili vjen nga radhët e skuadrës nënkampione të Superligës kosovare FC Drita.

Shabani ka një karrierë të mirë në Superligën e Kosovës dhe Shqipërisë, ku ka luajtur dhe me ekipet si FC Ferizaj, KF Feronikeli dhe në Shqipëri ishte pjesë e KF Skënderbeu.

Në sezonin që la pas Shabani në 34 paraqitje në kampionat, dy në Kupën e Kosovës dhe dy paraqitje në kualifikimet e Ligën e Evropës, ku kishte shënuar katër gola dhe kishte bërë tri asistime, gjë që e karakterizon ferizajasin si një nga mesfushorit me vlerë shumë të lartë edhe në transfermarkt.

“Të them të drejtën kisha biseduar me shumë njohës të futbollit lidhur me angazhimin tim eventual te Shkupi, të gjithë më kanë thënë fjalë shumë të mira, por vendimtar ishte vlerësimi nga ish-futbollisti i Shkupit Arsim Abazi, i cili më tha se Shkupi është klubi me traditë të gjatë dhe ekip që fiton tituj, andaj edhe nuk hezitova që të bëhem pjesë e kësaj skuadre. Shumë shpejt jamë ambientuar dhe më kanë pritur shumë mirë në klub, si stafi i trajnerëve, bashklojtarët dhe kryesia. Padyshim se do të japim maksimumin dhe më të mirën nga vetja në të gjitha ndeshjet, ndërsa më gëzon fakti se kampionati do të kthehet me publik dhe do të luajë para armatës më të fortë të tifozerisë shqiptare “Shvercerat”. Uroj të kemi paraqitje të mirë edhe në ndeshjet e Ligës së Evropës dhe kampionatin ta fillojmë me garën për titull”, ka thënë shtatlarti Shabani.

Shkupi dhe Shabani janë dakorduar për kontratë një vjeçare, ndërsa tani më ai është së bashku me klubin në Ohër dhe po vijon përgatitjet e plota me ekipin.

Kujtojmë se Bujar Shabani është përforcimi i gjashtë, pasi më parë në klub kanë ardhur edhe Fisnik Zuka, Blerton Sheji, Tome Kitanosvki, Kire Markovski dhe Konstanin Çeshmexhiev. 

(Kosova Sot Online )