“Po i mbrojnë të palarat e Valdete Dakes në KQZ”

“Po i mbrojnë të palarat e Valdete Dakes në KQZ”

Gani Qarri

  • 19 June 2021 - 08:53

Shkruan:ANALISTI: Gani Qarri

Stërkeqja e i disa të ashtuquajturave OJQ, u vërejte edhe njëherë, me rastin e shkarkimit të zonjës Daka nga KQZ, të cilat edhe pas më tepër, se dy dekadave të sundimit të korrupsionit e krimit të organizuar, kapjes së shtetit dhe të gjitha enteve dhe institucioneve kryesore të vendit nga mafia politika dhe partitë e inkriminuara, vazhdojnë t;ua bejne avokatine e t’i mbrojnë dhe koketojnë ngushtë me to, akt që duhet të na shqetësojë të gjithëve dhe të bëhet shkas për ti nisur hetimet mbi mënyrën dhe burimet e financimit për shumë OJQ të cilat po del publikisht në shesh, se kanë qenë dhe ende janë të korruptuara, si dhe kanë vepruar sipas diktatit të partive të inkriminuara të cilat deri dje ishin, vet shtet-vet pushtet dhe vet-ligji!

Madje vendimi Presidentes Dr.Vjosa Osmani, për shkarkimin e Valdete Dakes nga KQZ-ja, dëshmoi edhe një herë më tepër, të vërtetën e trishtë dhe të pa kontestueshme rreth kapjes së gjithanshme të shtetit nga ish-krimo politika, e cila përveç kapjes së institucioneve, kishte krijuar lidhje të fuqishme edhe me të vetëquajturat OJQ, mercenare si dorë e zgjatur e partive të inkriminuara, si dhe të ashtuquajturat Organizata të Shoqërisë Civile të instrumentalizuara deri në maksimum dhe te financuara nga korrupsioni e krimi i organizuar, reagimi i të cilave, kundër shkarkimit të Valdete Dakës, ishte tërësisht i njëjtë dhe në sinkron të plotë me partitë e inkriminuara politike, sidomos me PDK-në dhe ish-koalicionin PAN!

Ndaj kooketimi i të ashtuquajturave OJQ, me partitë e inkriminuara, duhet të shërbejë si shkas për të filluar edhe hetimin e burimeve të financimit për shumë të vetëquajtura OJQ të cilat po dalin ashiqare se kane vepruar sipas udhëzimit të partive të inkriminuara dhe kanë qenë, e ende janë të ndikuara nga korrupsioni i pushtetit duke mbetur në mbrojtje të përhershme të lidhjes së ish-pushtetarëve te kriminalizuar me që kishin gisht edhe në abuzimin e votës së qytetarëve deri në vjedhjet industriale të cilat i kemi përjetuar jo vetëm njëherë në mandatet e kaluara nga viti 2010 e këtej, me regjisoren hirushe, Valdete Daka.
Për aq më tepër, po këto të ashtuquajtura OJQ, pa fije turpi, kanë filluar të dalin hapur edhe kundër ndryshimeve pozitive në KQZ, dhe institucionet tjera, të cilat në vend të kërkesës për reformim, çuditërisht ato mbrojnë statuskuon dhe vazhdimin e rrëshqitjes së proceseve në deformim, përfshi edhe vetë sistemin ekzistues zgjedhor, si dhe menaxhimin korruptiv që është bërë deri më tani nga kupola drejtuese kriminale, duke lejuar edhe shit-blerjet masive të votës, si dhe vjedhjet industriale të saj, brenda llojit, e çka jo tjetër!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".