Tifozët e Parmës kundër Buffonit: “Ju u larguat si mercenar, s’mund të ktheheni si hero”

  • S.A /
  • 19 June 2021 - 15:03
Tifozët e Parmës kundër Buffonit: “Ju u larguat si mercenar, s’mund të ktheheni si hero”

Filloi me pak urrejtje eksperienca e dytë e 43-vjeçarit te Parma, ose të paktën jo gjithçka me trëndafila dhe lule.

Ditë më parë, njoftimi zyrtar i nënshkrimit të Gigi Buffon me Parmën, ekipin e fillimeve të tij në Serie A. Dje, kontestimet e para. Kanë kaluar 20 vite, por “tradhtia” e portierit që zgjodhi Juven më 2001 nuk është harruar.

Në fakt, në portat e stadiumit “Tardini”, një banderolë u shfaq nga “Boys 1977” (tifo-grupi më i zëshëm i Parmës) me këto fjalë: “Ju u larguat si mercenar, nuk mund të ktheheni si hero… nderoni fanellën”. 

Me pak fjalë, Buffon tani do të duhet të fitojë përsëri një pjesë të mirë të tifozëve verdheblu me paraqitjet e tij në fushë.

(Kosova Sot Online )