“Është nder për mua ta shoh Ronaldon për së afërmi duke shënuar”

  • S.A /
  • 19 June 2021 - 15:07
“Është nder për mua ta shoh Ronaldon për së afërmi duke shënuar”

Bruno Fernandes ka dhënë një intervistë për faqen e UEFA-s para ndeshjes me Gjermaninë që zhvillohet sonte nga ora 18:00.

Duke folur për takimin e sotëm, ai foli edhe për Cristiano Ronaldon.

Fernandes thotë se është krenar që po luan në një skuadër me 35-vjeçarin që ka thyer kaq shumë rekorde dhe ka hyrë në histori të këtij sporti.

“Që në fëmijëri e kam parë Ronaldon duke luajtur dhe të jem në gjendje të luaj me të dhe ta shoh duke shënuar për së afërmi, është privilegj. Ai gjithmonë dëshiron të bëjë më të mirë dhe diferencën”, tha Bruno.

(Kosova Sot Online )