Ky do të jetë kundërshtari i Italisë në rrethin e 16 më të mirëve në Euro 2020

  • S.A /
  • 21 June 2021 - 08:52
Ky do të jetë kundërshtari i Italisë në rrethin e 16 më të mirëve në Euro 2020

Italia kaloi në rrethin e 16 skuadrave më të mira në Euro 2020 me paraqitje mahnitëse dhe si fituese e Grupit A dhe do të përballet me vendin e dytë të Grupit C më 26 qershor në Wembley. Azurët i fituan të gjitha tri ndeshjet në grup, duke i shënuar shtatë gola dhe duke mos e pranuar asnjë gol.

Kjo nënkupton se ata do të zhvillojnë ndeshjen e rrethit të 16 më të mirëve të shtunën në Wembley.

Kundërshtari i tyre me gjasë do të jetë njëra mes Austrisë dhe Ukrainës, meqë Holanda është lidere e Grupit C.

Ndërsa Uellsi, që përfundoi i dyti në Grupin A, do të përballet me vendin e dytë të Grupit B, që pritet të jetë Rusia apo Finlanda, meqë Belgjika është lidere.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në të njëjtën ditë në Amsterdam.

(Kosova Sot Online )