Pamje: Messi sic nuk e keni parë kurrë, një baba i përkushtuar

  • S.A /
  • 21 June 2021 - 09:06
Pamje: Messi sic nuk e keni parë kurrë, një baba i përkushtuar

Antonella Roccuzzo, bashkëshortja e Lionel Messit, e ka postuar një video prekëse në llogarinë e vet në Instagram, me të cilën ia uroi bashkëshortit të vet Ditën e Babait.

Në video, superylli argjentinas i Barcelonës shihet duke luajtur dhe duke u argëtuar me dy djemtë e vet, Mateo dhe Ciro.

Dita e Babait festohet në të dielën e tretë të muajit qershor.

Messi është në zënë me kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Amerikës në Brazil dhe synon që t’i bëjë krenarë bijtë e vet duke e arritur lavdinë për atdheun e vet.

Argjentina është lidere e Grupit B në Kupën e Amerikës 2021 me katër pikë nga dy ndeshje.

(Kosova Sot Online )