“Më mirë se ti” – Ronaldo tallet me fotografin

  • S.A /
  • 21 June 2021 - 10:02
“Më mirë se ti” – Ronaldo tallet me fotografin

Se Cristiano Ronaldo e ka fiksim të jetë më i miri në çdo gjë, tregon fakti se sulmuesi portugez pretendoi se shkrepi fotografi më të mira se një fotograf profesional në Euro 2020. Ronaldo ia kërkoi fotografit kamerën për ta fotografuar bashkëlojtarin e vet, Pepe, dhe mbeti i mahnitur me foton që e shkrepi.

“Më mirë se ti”, i tha Ronaldo me shaka fotografit. Sulmuesi i Juventusit ka treguar formë të mirë në ndeshjet e para në Euro, duke i shënuar tri gola në dy ndeshje për Portugalinë deri tani. 36-vjeçari e rriti në 12 numrin e përgjithshëm të golave të shënuara në Kampionate Evropiane, që është rekord, por goli i tij kundër Gjermanisë nuk i mjaftoi Portugalisë ta shmangë humbjen.

Portugalia do ta kërkojë kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në këtë turne në ndeshjen e fundit në grup kundër kampiones së botës, Francë. 

 

(Kosova Sot Online )