Prishtina sonte e nis aventurën e saj në Champions League

  • S.A /
  • 22 June 2021 - 08:42
Prishtina sonte e nis aventurën e saj në Champions League

Sonte është një ditë shumë e rëndësishme për kampionen e Kosovës në futboll, FC Prishtinën. Ata e luajnë sonte ndeshjen e tyre të parë në histori në kuadër të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Në stadiumin “Elbasan Arena” në Shqipëri me fillim nga ora 20:00, Prishtina do të përballet me kampionin e San Marinos, Folgoren në ndeshjen gjysmëfinale të parakualifikimeve.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale është ajo mes HB Torshavn e Ishujve Faroe dhe Inter d’Escaldes që Andorës, e cila luhet në të njëjtin orar në Shqipëri në stadiumin Niko Dovana.

Fituesit nga të dy këto gjysmëfinale do të përballen mes vete më 25 qershor gjithashtu në Shqipëri. 

Ai i cili fiton atë ndeshje siguron kualifikimin në raundin e parë kualifikues në Champions League, ku do të përballet me ekipin hungarez, Ferencvaros. 

(Kosova Sot Online )