Messi barazon rekordin e Mascheranos me më së shumti paraqitje për Argjentinën

  • S.A /
  • 22 June 2021 - 09:00
Messi barazon rekordin e Mascheranos me më së shumti paraqitje për Argjentinën

Mbrëmë pas mesnate, Argjentina luajti ndeshjen e saj të tretë në kuadër të Copa Americas ndaj Paraguayt, ndeshje të cilën Messi me shokë e fituan me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 10-të nga Gomez. Me këtë fitore, Argjentina mori primatin në grup me shtatë pikë të grumbulluara.

Përveç fitores, ylli argjentinas, Leo Messi arriti edhe të barazojë një rekord të madh kombëtar. Ai dje bëri 147 paraqitje për Argjentinën, duke e barazuar rekordin e Mascheranos, i cili tashmë është pensionuar nga kombëtarja.

Pas kësaj arritje, Messi në profilin e tij në Facebook shkroi se ndihet krenar që ka arritur ta veshë fanellën e Argjentinës aq herë sa Javier Mascherano. “Një tjetër fitore e rëndësishme për të vazhduar rritjen. Krenar që kam mundur të vesh fanellën bardhë e blu aq herë sa miku im Masche që e dua shumë, e respektoj dhe e admiroj gjithmonë” – shkroi Messi.

(Kosova  Sot Online )