Brazili fiton me dramë kundër Kolumbisë, fiton grupin B të Copa Amerikës

  • S.A /
  • 24 June 2021 - 08:50
Brazili fiton me dramë kundër Kolumbisë, fiton grupin B të Copa Amerikës

Brazili ka fituar në momentet e fundit kundër Kolumbisë me rezultat 2-1, Kolumbianët ishin në epërsi prej minutës së 10-të të kësaj ndeshja ku me gërshërë gol të bukur shënoi Luis Diaz. Roberto Firmino arriti që të barazoi rezultatin në pjesën e dytë, kurse atë e përmbysi Casemiro në minutat shtesë të ndeshjes

Një ndeshje plot kthesa dhe me shumë ndërprerje dhe jo edhe aq e bukur për t’u parë. Kështu mund të cilësohet ndeshja e sotme Brazil -Kolumbi, e vlefshme pë Grupin B të Copa Amerikës. Brazili e nisi më mirë këtë ndeshje, edhe pse Kolumbia tregoheshin cinik, duke dalë shpesh në kundërsulme. Goli i parë i kësaj ndeshje erdhi në minutën e 10 të ndeshjes. Në pjesën e dytë, Tito vendosi që të provojë më të gjitha forcat që ta barazojë rezultatin,. Këtë ai do ta arrinte në minutën e 78-të ku Lodi gjen shumë mirë Firminon.Pas këtij goli pati protesta të mëdha të Kolumbisë pasi që paraprakisht topi ishte devijuar nga gjyqtari i ndeshjes për të shkuar të Lodi dhe ky i fundit megjithatë e cilësoi atë si gol të rregullt. Pas këtij rezultati, ndeshja vazhdonte me ndërprerje të gjata.

E kur po mendohej që Kolumbia do të merrnin një pikë aty në skenë doli Neymar dhe Casemiro, ku shënoi Casemiro me asistimin e Neymar. Kjo fitore ia siguron fitoren e grupit B të Copa Amerika pasi që Brazili nga tri ndeshje ka 3 fitore dhe ka 9 pikë, pesë më shumë se Kolumbia që tashmë nuk ka ndeshje të tjera për të luajtur por që momentalisht gjendet në pozitën e dytë me 4 pikë.

 

(Kosova Sot Online )