Guardiola dhe Enrique e krahasojnë Messin me Shekspirin dhe Betovenin

  • S.A /
  • 24 June 2021 - 14:00
Guardiola dhe Enrique e krahasojnë Messin me Shekspirin dhe Betovenin

Pep Guardiola dhe Luis Enrique e kanë lartësuar Lionel Messin si një gjeni i ngjashëm me Uiliam Shekspirin dhe Ludvig  van Betovenin. Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë e feston ditëlindjen e 34-të më 24 qershor, pra sot, dhe njerëzit e Barcelonës shpresojnë se ai do t’iu japë atë shkas për festim duke nënshkruar kontratë të re.

Ai nuk e ka nënshkruar marrëveshjen ende, por vlera e argjentinasit nuk mund të vihet në dyshim pasi ai nuk ka treguar asnjë shenjë dobësimi në lojën e tij në fushë.

Trajneri i tanishëm i Spanjës Enrique, i cili e stërviti Messin nga viti 2014 deri më 2017, duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligën me të, ka thënë: “Është e pamundur ta bartësh topin aq afër këmbëve në një shpejtësi aq të madhe”.

Reklamë

“Messi e pranon shumë vështirë humbjen. Mund ta vëresh në ditët pasuese, pas ndeshjes. Në futboll, Messi është gjeni, qartësisht, tamam si Betoveni apo Dali”, shtoi ai.

Ndërsa trajneri i tanishëm i Manchester City Guardiola, më të cilin Messi fitoi më së shumti trofe brenda një periudhe 2008-2012, e përshkroi Messin si një artist.

“Leo na bënë mirë të gjithëve. Golat e Leos nuk janë gola, ato janë gjithmonë gola të mrekullueshëm. A mësohet kjo? Jo”, tha Guardiola.

“Ka lojtarë të mahnitshëm, por ka të tjerë që jetojnë përgjithmonë. Messi është artist, po i tillë është. Krahasuar me kë? Miquel Barcelo, Ferran Adria apo Shekspir. Pse? Sepse ata kanë lënë pas diçka që na ka prekur të gjithëve”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )