“Ishte e tmerrshme” – Schone e ka të vështirë të flasë për Eriksenin

  • S.A /
  • 24 qershor 2021 - 15:09
“Ishte e tmerrshme” – Schone e ka të vështirë të flasë për Eriksenin

Lasse Schone ka thënë se ende e ka të vështirë të flasë për arrestin kardiak që e pësoi Christian Erikseni gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës në Euro 2020. Schone, i cili ka qenë bashkëlojtar i Eriksenit për një dekadë më ekipin kombëtar danez dhe në Ajax, tani luan për NEC pas shumë vitesh të kaluara në Genoa.Mesfushori 35-vjeçar foli për çastin kur Erikseni pësoi arrest kardiak në fund të pjesës së parë në ndeshjen hapëse të Danimarkës në Euro 2020.

“Njëri nga çastet më të vështira në jetën time. Ende e kam të vështirë të flas për këtë”, tha Schone.

“Kam luajtur me Eriksenin për 10 vjet, në Ajax dhe në ekipin kombëtar. Për më tepër, unë e kisha përjetuar tashmë një çast të tillë në karrierë, nga afër (kur Abdelhan Nouri ishte sëmurë në fushë në një ndeshje miqësore me Ajaxin)”, tregoi ai.

“Ishte e tmerrshme. Kam kaluar nëpër kohë shumë të vështirë së fundmi, por po bëhet mirë. Për shkak se kam qenë në gjendje të flas me Eriksenin personalisht. Ai mori përkrahje të madhe nga e gjithë bota e futbollit dhe Danimarka e ka përballuar me admirim këtë situatë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )