Cavani shkëlqen në fitoren e parë të Uruguait, Paraguai e befason Kilin

  • S.A /
  • 25 June 2021 - 11:29
Cavani shkëlqen në fitoren e parë të Uruguait, Paraguai e befason Kilin

Kupa e Amerikës ka vazhduar me të tjera ndeshje. Bolivia u përball me Uruguain, derisa Kili pati punë me Paraguain. Uruguai, me sulmuesin në formë, Edinson Cavani, arriti të rrëmbejë pikët e plota, duke e mundur 2-0 Bolivinë. Cavani shënoi golin e dytë të skuadrës në minutën e 79’, derisa goli i parë ishte autogol nga Carlos Lampe në minutën e 40’.

Kjo ishte fitorja e parë pas tri ndeshjesh në grup për Uruguain që është ngjitur në vendin e katërt me 4 pikë, derisa Paraguai, që e befasoi Kilin, është ngjitur në vendin e dytë me 6 pikë – prin Argjentina me 7 pikë.

Pas humbjes nga Paragui, Kili vazhdon të jetë mirë në renditje, në pozitën e tretë me pesë pikë pas tri ndeshjeve. Samu në minutën e 33’ dhe Miguel Almiron në të 58’ shënuan për fitoren 2-0 të Paraguait kundër Kilit. 

(Kosova Sot Online )