“Shpresoj të qëndrojë, të shohim nëse Messi do të rinovojë”

  • S.A /
  • 25 June 2021 - 12:05
“Shpresoj të qëndrojë, të shohim nëse Messi do të rinovojë”

Busquets mezi po e pret konfirmimin se Messi do të qëndrojë. Ai dëshiron të vazhdojë të luajë ende me 34-vjeçarin. Lionel Messi është në ditët e fundit të kontratës me Barcelonën, pas 30 qershorit do të jetë lojtar i lirë dhe mund të shkojë në cilindo klub që ai dëshiron pas asnjë cent. Kërkohet vazhdimi i shtesave për punëtorët shëndetësorë: Kryeministër është koha të reflektoni.

Mirëpo, Barcelona është duke punuar shumë këto ditë që të marrë dritën jeshile nga Messi për rinovimin e kontratës dhe të konfirmojë qëndrimin e gjashtë herë më të miri në botë. Për Cadena Ser, Busquets shpreson që përgjigjja e Messit të jetë ‘PO’. “Shpresoj se do të vazhdojmë të luajmë së bashku vitin tjetër. Le të shohim nëse do të rinovojë”.

(Kosova Sot Online )