Perez konfirmon se Gareth Bale do ta ketë edhe një shans

  • S.A /
  • 26 June 2021 - 13:26
Perez konfirmon se Gareth Bale do ta ketë edhe një shans

Perez konfirmon se Gareth Bale do ta ketë edhe një shans. Gareth Bale do të kthehet te Real Madridi sapo të përfundojë rrugëtimi i Uellsit në Evropian. 31-vjeçari do të gjejë një frymë më mikpritëse në radhët e “Los Bnacos”. Pas Carlo Ancelottit dhe Luka Modricit, i lumtur për kthimin e tij në “Bernabeu” u shfaq edhe presidenti Florentino Perez.Pas një sezoni huazimi në Tottenham, duket se edicionin e ardhshëm do t’i jepet edhe një shans të luajë me fanellën ku ka pasur momente pozitive dhe negative.

“Ai është një lojtar i shkëlqyer. Mbaj mend finalet që ai ka fituar. Sipas mendimit tim, është një nga lojtarët më të mirë në Evropë”, tha Perez.

“Secili është ashtu siç është, ka personalitetin e tij. Gjëja e fundit që i kujtoj është se, në Kiev ai realizoi një gol të bukur, pastaj një tjetër. Në Lisbonë një tjetër me kokë, më pas ajo ndeshje kundër Barcelonës në Valencia në Copa del Rey”.

“A do të qëndrojë? Unë i dua të gjithë”.

Në prezantim pas rikthimit në Madrid, Ancelotti dha sinjale se llogarit në shërbimet e uellsianit.

“Ai nuk ka luajtur shumë në Premier League, por ka shënuar shumë gola. Ai ishte shumë efektiv në ndeshjet e fundit, kur kishte vazhdimësi. E njoh mire, nëse ka motiv për të luajtur, mund të ketë një sezon të shkëlqyer, nuk kam dyshime për këtë”, pati deklaruar Ancelotti.Britaniku luajti 92 ndeshje dhe shënoi 39 gola në dy sezonet që zgjati qëndrimi i mëparshëm i Ancelotti në “Bernabéu”.

Në total, 31-vjeçari numëron 251 paraqitje me Realin, ka shënuar 105 gola dhe ka dhuruar 68 asiste për gol.

Ai ka fituar 13 trofe me Realin, përfshirë katër trofe të UEFA Champions League. 

(Kosova Sot Online )