Vjen reagimi i Xherdan Shaqirit pas fitores se Zvicrës

  • S.A /
  • 29 June 2021 - 09:32
Vjen reagimi i Xherdan Shaqirit pas fitores se Zvicrës

Xherdan Shaqiri nuk ishte sonte në elementin e tij më të mirë, në ndeshjen që Zvicra e fitoi në penallti kundër Francës me rezultat 5-4. Xherdani startoi në këtë ndeshje dhe luajti për 73 minuta lojë ku u zëvendësua nga Mario Gavranovic, i cili shënoi golin e barazimit për Zvicrën në minutën e 90-të të ndeshjes.

“Kjo skuadër! #HoppSchwiiz”, ka postuar Shaqiri derisa është duke festuar me Admir Mehmetin, i cili edhe shënoi golin e pestë për Zvicrën nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitoreje Zvicra do të këtë punë me Spanjën në çerekfinale. 

(Kosova Sot Online )