Trajneri i Hungarisë tallet me Ronaldon, Mbappen dhe Neuerin- “ Ejani...shihemi në plazh”!

  • S.A /
  • 30 qershor 2021 - 15:45
Trajneri i Hungarisë tallet me Ronaldon, Mbappen dhe Neuerin- “ Ejani...shihemi në plazh”!

Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi, është tallur me Cristiano Ronaldon, Kylian Mbappen dhe Manuel Neuerin, pas largimit të hershëm të Portugalisë, Francës dhe Gjermanisë nga Kampionati Evropian 2020, duke iu thënë “shihemi në plazh”. Hungaria e Rossit ishte pjesë e Grupit F, i ashtuquajturi grupi i vdekjes, ku bënin pjesë edhe Portugalia, Franca dhe Gjermania. Derisa skuadra e Rossit ishte befasi e këndshme dhe ishte vetëm gjashtë minuta larg kualifikimit në fazën e eliminimit direkt në ndeshjen e fundit kundër Gjermanisë, e cila mbaroi 2:2.

Hungaria ia nxori një pikë edhe kampiones së botës, Francës, por e humbi ndeshjen hapëse kundër Portugalisë.Por rrugëtimi i Portugalisë, Francës dhe Gjermanisë nuk zgjati shumë më shumë se i Hungarisë, pasi të tri kombëtaret në fjalë u eliminuan në rrethin pasues.

Rossi zgjodhi rrjetet sociale për t’u tallur me eliminimin e tyre, duke e postuar një fotografi të vetes, Ronaldos, Mbappes dhe Neuerit duke shkuar me valixhe në plazh.

“Shihemi së shpejti në plazh”, shkroi ai në përshkrimin e fotografisë në Instagram. 

(Kosova Sot Online )