Pa depolitizim të KQZ-së, nuk ka as ndëshkim të krimit në zgjedhje

Pa depolitizim të KQZ-së, nuk ka as ndëshkim të krimit në zgjedhje
Pa depolitizim të KQZ-së, nuk ka as ndëshkim të krimit në zgjedhje

Blerim Burjani

  • 30 June 2021 - 12:58

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

KQZ-ja  ka qenë dhe  është duke vazhduar të mbetet edhe më tutje  një institucion i kapur i partive të cilat bëjnë veprime të paligjshme dhe nuk përgjigjen pastaj për veprimet e tilla. Kosova edhe një kohë të gjatë do të vazhdon të ballafaqohet me probleme të njëjta, keqpërdorime votash, konstatime të keqpërdorimeve sa nga një  krah politik sa nga tjetri, por  dënimet kryesisht do të vazhdojnë të jenë kështu sikur po ndodhë tani, dënime  me kusht dhe ato madje shumë të reduktuara.

Deri më tash nuk ka pasur vendosmëri më të madhe dhe  më serioze për ti dënuar keqpërdoruesit e votave.  Deri më tash po ashtu nuk ka ndodhur as ndalja e veprimeve  të paligjshme te komisionarëve gjatë procesit të zgjedhjeve. Problemet po mbeten të njëjta sepse  akoma nuk ka sinjale për ta zhvilluar dhe finalizuar ndonjë reformë që do të duhej   të ndodhë si proces i tërësishëm. Rendi dhe ligji, por edhe besueshmëria në  procesin zgjedhor vendoset plotësisht vetëm nëse reformohen dhe depolitizohen plotësisht të gjithë mekanizmat zgjedhor. Pa depolitizim të  plotë të KQZ-së as nuk mundë të flitet për ndonjë besueshmëri, rregull dhe  legjitimitet më të lartë zgjedhor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".