Ylli i Arsenalit përfshihet në një aksident të rëndë rrugor

  • S.A /
  • 01 July 2021 - 09:56
Ylli i Arsenalit përfshihet në një aksident të rëndë rrugor

Futbollisti i Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles, është përfshirë në një aksident të rëndë më makinë të mërkurën në një autostradë të Britanisë së Madhe. Lajmi është konfirmuar nga klubi. Ylli 23-vjeçari ka shpëtuar pa lëndime nga ky aksident me Mercedesin e tij, i cili thuhet të ketë ndodhur në orën 6 të mëngjesit të mërkurën.

Në aksident ishin përfshirë disa makina, ndërsa Mercedesi i Maitland-Niles përfundoi u rrokullis dhe mbeti në krah midis autostradës. Mjeku i klubit të Arsenalit e ka kontaktuar Maitland-Niles për ta kontrolluar gjendjen e tij shëndetësore. 

 

(Kosova Sot Online  )