Suassolo paralajmëron Juventusin: 40 milionë s’mjaftojnë për Locatellin

  • S.A /
  • 01 July 2021 - 10:24
Suassolo paralajmëron Juventusin: 40 milionë s’mjaftojnë për Locatellin

“Për Locatellin 40 milionë euro nuk mjaftojnë”. Kështu shprehet Administratori i Deleguar i Sassuolos, Giovanni Carnevali, që në njëfarë mënyrë përcakton kufirin e poshtëm të çmimit të mesfushorit italian, i cili ka spikatur gjatë Kampionatit Evropian. Locatelli ka tërhequr vëmendjen e klubeve të shumta, veçanërisht të Juventusit.

“Ashtu si vitin e kaluar, 23-vjeçari ka shumë kërkesa dhe Euro 2020 po provon të jetë një vitrinë e bukur, veçanërisht për ekipet jashtë Italisë. Këto ditë ne do të bëjmë vlerësimet e duhura” – deklaroi Carnevali në “Grand Hotel”, në Rimini, me rastin e hapjes zyrtare të merkatos së verore.

Skuadra e Juventusit është shumë e interesuar për Locatellit, por Carnevali frenon entuziazmin e atyre që besojnë në një marrëveshje të shpejtë. “Juventusi është skuadra e vetme italiane që ka kërkuar futbollistin, ne tashmë kemi pasur kontakte, por për momentin ka një konkurrencë të madhe për Locatelli dhe nuk është një operacion i lehtë”. Lojtari duket se është i destinuar të largohet, por me kushtet e vendosura nga Sassuolo.

“Do të vijë koha që të gjithë të bëjnë zgjedhjet më të mira. 40 milionë nuk janë të mjaftueshme? Nuk po bëja shaka, sepse negociatat që po kryejmë janë mbi këto vlera dhe me vijimin e Kampionatin Evropian ato janë në rritje”.

(Kosova Sot Online )