Ballkani i fillon përgatitjet të hënën, paralajmëron përforcime

  • S.A /
  • 02 July 2021 - 10:27
Ballkani i fillon përgatitjet të hënën, paralajmëron përforcime

Therandasit do të ushtrojnë fillimisht në Suharekë, e më pas do të zhvendosen në një vend tjetër. Gjithashtu, ekipi Portokalli ka paralajmëruar edhe përforcime për sezonin e ri

Klubi i futbollit Ballkani ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm. Therandasit do të jenë mjaft ambicioz edhe në edicionin 2021/22, njëjtë siç ishin në dy sezonet e fundit. Ekipi Portokalli ishte shumë afër titullit të kampionit dhe daljes në Evropë, por dështoi në momentet vendimtare.

Sidoqoftë, ekipi nga Suhareka po punon për t’i evituar gabimet dhe për t’i arritur objektivat në sezonin që po vjen. Nën drejtimin e trajnerit të ri, Bekim Isufi, Ballkani do ta nisë fazën përgatitore të hënën që vjen, pra më 5 korrik. Therandasit do të ushtrojnë fillimisht në Suharekë, ndërsa më pas do të zhvendosen në një tjetër vend për t’i vazhduar përgatitjet.

Ndër të tjera, Ballkani ka paralajmëruar se do të bëjë ende përforcime për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu, drejtuesit e klubit i gëzon fakti se nga sezoni i ri do të rikthehen në tribuna edhe shikuesit, me kapacitet të kufizuar në stadium.

(Kosova sot Online )