PSG-ja duhet të shesë lojtarë deri në 200 milionë euro

  • S.A /
  • 02 July 2021 - 14:38
PSG-ja duhet të shesë lojtarë deri në 200 milionë euro

Klubi francez duhet t’i shesë disa lojtarë dhe të mbledh fonde, nëse synon të përforcohet gjatë verës

Paris Saint-Germaini duhet të shesë futbollistë në vlerë prej 200 milionë eurosh këtë verë, për t’i financuar më pas lojtarët që i do trajneri Mauricio Pochettino. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Le Parisien”. Gini Wijnaldum arriti nga Liverpooli dhe Achraf Hakimi pritet t’i bashkohet gjigantit francez nga Interi.

E rrugës për në Paris mund të nisen shpejt edhe portieri i Milanit, Gigi Donnarumma dhe mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos. Derisa Wijnaldum, Donnarumma e Ramos do të arrijnë si transfere të lira, PSG-ja nuk mund të shpenzojë shumë para, pasi edhe ky klub është prekur nga kriza financiare që e shkaktoi COVID-19.

Mediumi “Le Parisien” zbulon se Pablo Sarabia, Ander Herrera, Leandro Paredes, Idrissa Gueye, Thilo Kehrer, Abdou Diallo e Layvin Kurzawa mund të shiten nëse PSG-ja merr oferta të mira për ta. E tek atëherë, kampioni francez do të mendojë për përforcime të mëdha. 

(Kosova Sot Online )