Mancini thotë se Italia vuajti vetëm 10 minuta: “Mund t’i kishim shënuar më shumë gola Belgjikës”

  • S.A /
  • 03 July 2021 - 09:27
Mancini thotë se Italia vuajti vetëm 10 minuta: “Mund t’i kishim shënuar më shumë gola Belgjikës”

Roberto Mancini është shprehur shumë i lumtur me fitoren 2-1 të Italisë ndaj Belgjikës. Pas kualifikimit të Italisë në gjysmëfinale të “EURO 2020”, Mancini deklaroi se Italia e tij nuk vuajti shumë për të arritur objektivin.

Butrint Imeri feston ditëlindjen, kjo është dhurata me çmimin marramendës që iu dhurua

Sipas tij, Belgjika nuk ishte shumë e rrezikshme dhe të tijtë e kontrolluan pothuajse tërë kohën sfidën.

“Shënuam dy gola, por mund të shënonim më tepër. Fitorja ishte plotësisht e merituar. Spanja është kundërshtari i radhës dhe sa më përpara të shkosh, edhe më e vështirë bëhet. Sonte gjithsesi duhet të mendojmë për lojën e bërë dhe fitoren”, tha ai.

“Të mundësh një ekip si Belgjika të duhet një ndeshje e mrekullueshme nga të gjithë dhe kjo është saktësisht ajo që ndodhi sonte. Djemtë ishin të jashtëzakonshëm. Normalisht vuajtëm pak 10 minutat e fundit, pasi me të vërtetë ishim të lodhur”.

“Mund të kishim shënuar gol tjetër më parë. Në 25 minutat e para nuk mendoj se jemi vuajtur. Kishte raste nga të dyja krahët dhe ishte një ndeshje e hapur. Vetëm në 10 minutat e fundit vuajtëm, kur Belgjika nisi të luante me topa të gjatë”.

“Ne nuk kemi pasur asnjë objektiv minimal. Donim vetëm të bënim më të mirën tonë. Janë edhe dy ndeshje, të shohim çfarë do të ndodhë. Ta shijojmë fitoren dhe pastaj do mendojmë për Spanjën. Urime djemve, bënë një punë fantastike”.

Italia në gjysmëfinale do të ketë punë me Spanjën, sfidë që do të zhvillohet me 6 korrik.

(Kosova Sot Online )