Më në fund Interi e heq qafe mesfushorin që dëshpëroi

  • A.P /
  • 04 July 2021 - 10:35
Më në fund Interi e heq qafe mesfushorin që dëshpëroi

Duket se Interi më në fund do ta largojë dështuan portugez Joao Marion, për të cilin ka shprehur interesim Benfica.

Sportingu i Lisbonës vendosi të mos ushtrojë të drejtën e blerjes së mesfushorit Joao Mario, të cilin e pati sezonin e kaluar në huazim, pasi nuk ishte e gatshme të paguante 8 milionë eurot e kërkuara nga zikaltrit.

Megjithatë e ardhmja e futbollistit 28-vjeçar pritet të jetë sërish në Portugali, pasi së fundi në dyert e klubit milanez kanë trokitur drejtuesit e Benficës, që kanë shprehur gatishmërinë për të paguar 7.5 milionë euro për mesfushorin.

Kjo shifër duket se kënaq pretendimet e Interit, pasi Joao Mario peshon vetëm 7 milionë euro në bilanc dhe për më tepër, zikaltrit do të liroheshin nga një futbollist që nuk bën pjesë në projektin e klubit dhe që dy sezonet e fundit i ka kaluar në huazim në skuadra të ndryshme.

(Kosova Sot Online)