Barcelona ia tregoi derën, por Pjanic nuk pranon të largohet

  • S.A /
  • 05 July 2021 - 09:17
Barcelona ia tregoi derën, por Pjanic nuk pranon të largohet

Miralem Pjanic ka vendosur të qëndrojë në Barcelonë, megjithëse drejtuesit e klubit katalonas ia bënë me dije se ai nuk është më në planet e trajnerit Ronald Koeman.

Barcelonës i duhet dëshpërimisht të largojë lojtarë nga skuadra ketë verë dhe ç’është më e rëndësishmja ta ulë faturën e pagave. Prandaj, mesfushorit boshnjak i është kërkuar të largohet.

Barça e largoi Trincaon duke e çuar në huazim te Wolves për një sezon dhe dëshiron ta heqë qafe edhe Planicin, vetëm një vit pasi e afroi nga Juventusi.

Sipas Mundo Deportivos, Pjanicit i ishte bërë me dije të martën e kaluar se mund të largohet nga klubi. Ai nuk bën pjesë në planet e Ronald Koemanit për sezonin e ri.

Largimi i Pjanicit, sipas Mundo Deportivos, do t’ia shpëtonte Barcelonës plot tetë milionë euro.

Por Pjanic nuk e ka pranuar kërkesën e klubit dhe qëllimi i tij është që mbetet në klub, sipas MARCA-s.

(Kosova Sot Online )