Locatelli i kthen përgjigje Arsenalit

  • S.A /
  • 05 July 2021 - 16:08
Locatelli i kthen përgjigje Arsenalit

Manuel Locatelli është i vendosur ta hedhë poshtë ofertën e Arsenalit, pasi dëshiron t’i bashkohet Juventusit, sipas mediave italiane. Mesfushori i Sassuolos është shumë i kërkuar në këtë afat kalimtar, pas një sezon shumë të mirë në Serie A edicionin e kaluar dhe ndeshjeve të mrekullueshme për Italinë në Euro 2020 këtë muaj. 

Sipas mediave italiane, Juventusi do të takohet me Sassuolon në ditët në vijim për të diskutuar për Locatellin, i cili është i gatshëm ta refuzojë Arsenalin në favor të bardhezinjve.

22-vjeçari i ka shënuar dy gola në Euro 2020 deri tani dhe drejtori sportiv i Sassuolos Giovanni Carnevali ka thënë se Juventusi është klubi i vetëm italian që ka shprehur interesim për të. Arsenali ka bërë ofertë për Locatellin tashmë, por ajo pritet të hidhet poshtë nga lojtari, i cili e parapëlqen kalimin në Juve.

Gazeta italiane raportojnë se Juventusi është i gatshëm t’ia plotesojë Sassuolos kërkesën prej 40 milionë euro për shitjen e lojtarit.

Por derisa Juventusi dëshiron ta afrojë lojtarin në një marrëveshje huazimi me detyrim blerjeje, Arsenali është i gatshëm t’ia paguajë Sassuolos 40 milionë euro menjëherë për shërbimet e tij.

Kjo nënkupton se oferta e klubit londinez është shumë më e leverdishme për Sassuolon, por klubit i duhet ta marrë parasysh dëshiron e Locatellit, që është t’i bashkohet Juventusit.

(Kosova Sot Online )