Itali – Spanjë, një klasike evropiane, këto janë statistikat

  • S.A /
  • 05 July 2021 - 16:15
Itali – Spanjë, një klasike evropiane, këto janë statistikat

Itali-Spanjë është thuajse një klasike e Eurove duke qenë se dy kombëtaret janë përballur në total në të plot 6 herë, dhe ky është turneu u katërt kontinental radhazi ku kjo sfidë vjen në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë.

Herën e fundit, në Euro 2016 vendosën Chiellini e Pelle, por në Euro 2008 (çerekfinale me penallti), dhe në finalen e 2012 ishte Furia Roja që fitoi për të ngritur trofeun. Ja disa nga statistikat më interesante të kësaj sfide.

Italia e ka mundur Spanjën vetëm 2 herë në 14 përballjet e fundit në të gjitha kompeticionet, një fitore 2-1 në një miqësore në 2011 dhe suksesi më i fundit ai 2-0 në 1/8 e Euro 2016 me golat e Chiellini dhe Graziano Pelle.

Italia dhe Spanja janë takuar 9 herë më parë në një kampionat Evropian ose Botëror, me Italinë që ka fituar në 4 raste dhe Spanja 1 herë. Kjo sfidë e kësaj të marte e bën Itali-Spanjë ndeshjen më të luajtur mes dy kombëtareve europiane në dy turnetë madhorë futbollistike.

Ky do të jetë takimi i 7-të në një kampionat evropian mes Italisë dhe Spanjës, veç të tjerash është Evropiani i katërt radhazi që dy përfaqësueset takohen në fazën me eliminim direkt. Spanja ka kaluar turin në 2008 dhe fitoi finalen e Euro 2012 para se Italia ta eliminonte në 2016-n.

Italia ka arritur për të 12 herë mes 4 më të mirave në një turne madhor, Evropian ose Botëror, vetëm Gjermania nga skuadrat evropiane ka bërë më mirë duke arritur plot 20 herë. Të kaltrit kanë kaluar turin në 9 nga 11 rastet e mëparshme.

Italia ka fituar të 5 ndeshjet e luajtura në Euro 2020 dhe është e vetmja ndër 4 gjysmëfinalistet me rekordin perfekt. Vetëm në Kupën e Botës Itali 1990 të kaltrit kanë fituar më shumë ndeshje në një turne të vetëm ndërkombëtar, 6, ndërkohë që e vetmja kombëtare evropiane që ka fituar secilën nga 6 ndeshjet e luajtura në një ndër turnetë madhorë ka qenë Holanda në rastin e Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, kur humbi pastaj ndaj Spanjës në finale.

Spanja arrin në gjysmëfinalet e një kampionati Evropian për herë të tretë në 4 edicionet e fundit të këtij turneu, duke dështuar vetëm në 2016.  Veç të tjerash kanë fituar turneun në secilin nga dy rastet e fundit kur kanë arritur në gjysmëfinale, në 2008 dhe në 2012.

Pasi ka humbur secilën nga 4 ndeshjet e para të luajtura në Wembley nga 1955 deri në 1968, Spanja ka humbur vetëm një herë në pesë ndeshjet e tjera të luajtura në stadiumin londinez. Gjithsesi u eliminua nga Euro 1996 pikërisht në Wembley duke humbur me penallti kundër Anglisë.

Asnjë skuadër nuk ka përfituar më shumë nga autogolat se sa Spanja në historinë e Eurove, 3 të tillë që kanë ardhur në favor të iberikëve pikërisht në Euro 2020.

Lorenzo Insigne ka marrë pjesë aktivisht në 13 gola në 15 ndeshjet e tij të fundit për Italinë në gjithë kompeticionet, 6 gola, 7 asiste, mes të cilëve edhe goli vendimtar në fitoren 2-1 të Italisë ndaj Belgjikës në çerekfinale.

Dyshja spanjolle e përbërë nga Dani Olmo dhe Gerard Moreno ka bërë më shumë goditje se kushdo tjetër në Euro 2020 pa gjetur golat, 16 herë për Olmo dhe plot 15 herë për Morenon.
(Kosova Sot Online )