Barella kërkon finalen: Nuk ka më të mirë se Jorginho e Verratti, futemi gjithmonë në fushë për fitore

  • S.A /
  • 05 July 2021 - 16:21
Barella kërkon finalen: Nuk ka më të mirë se Jorginho e Verratti, futemi gjithmonë në fushë për fitore

Italia do të përballet me Spanjën në gjysmëfinalen e parë të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’. Azzurët kanë bërë një kampionat fantastik me të gjitha fitore deri më tani dhe me meritë llogaritën si favorit për ta fituar këtë turne madhor. Por në gjysmëfinale ata do të përballen me Spanjën, e cila në vitin 2012 i kishte mposhtur pikërisht në një finale evropiani. “Spanja është kampione Evrope. Si kolektiv, kanë një mesfushë të jashtëzakonshme. Ka pasur kampionë të mëdhenj, edhe tani atje luajnë lojtarë të mëdhenj. Shpresojmë të bëjmë si ata dhe ndoshta më mirë”, tha Barella. Tutje mesfushori i Interit ka lavdëruar dy bashkëkombësit e tij Jorginhon dhe Verrattin duke thënë se nuk ka si ta. “Është diçka e bukur. Bëjmë një punë të rëndësishme për skuadrën, epiqendra është i gjithi grupi, forca e një synimi të përbashkët. Është ajo që do të përpiqemi të çojmë përpara deri në fundin e garës dhe ndër vite. Mesfusha është reparti ku kalon loja, Jorginho dhe Verratti janë dy fenomen dhe përpiqen të bëjnë skuadrën të xhirojë”. “Unë mundohem të mendoj për inkursionet. Jemi të gjithë titullarë, nuk jam unë titullari ose Locattelli vetëm alternativa. Janë edhe Pessina, Kastrovili, ndërsa dikush ka qëndruar në shtëpi për lëndime apo zgjedhje”.

“Të flitet vetëm për ne të tre do të ishte mungesë respekti, por së bashku me atë të Interit është njëra nga mesfushat më të forta ku kam luajtur. Megjithatë, jam alternuar mirë. Këtu ekziston respekt mes të gjithëve, por brenda nesh duam të krijojmë rivalitet që na shtyjnë të bëjmë më mirë dhe të fitojmë”, vazhdoi tutje Barrella.

24-vjeçari ka thënë se është një ndeshje e vështirë, por trajneri Mancini ka instaluar një mentalitet ku në secilën ndeshje futen për fitore.

“Siç kam thënë që nga momenti që ndodhem këtu në Kombëtare, trajneri na ka dhënë një mentalitet fitues. Luajmë gjithmonë për të fituar, mua më ka ecur gjithmonë mirë, por trajneri ka kryer një punë të madhe”.

“Mentaliteti i tij na ka dhënë shumë, i luajmë të gjitha ndeshjet për të fituar, gjithmonë, deri në fund. Tani përpara kemi Spanjën. Është një ndeshje e vështirë, jemi dy skuadra të ngjashme që duam të kemi kontrollin e lojës, do të përpiqemi ta mbajmë ne dhe t’i nxjerrim jashtë kohe. Shpresojmë të jetë një ndeshje e bukur, do ta shijojmë në një stadium të madh që krijon një ambient fantastik”, u shpreh mesfushori italian. 

(Kosova Sot Online )