Brazili eliminon Perunë dhe kalon në finale të Kupës së Amerikës

  • S.A /
  • 06 July 2021 - 08:41
Brazili eliminon Perunë dhe kalon në finale të Kupës së Amerikës

Brazili ka fituar 1-0 ndaj Perusë, për të kaluar kështu në finale të Kupës së Amerikës.

Takimi filloi më mirë për Selecaot që qysh në minutën e tetë rrezikuan me anë të Neymar, që mori një pasim nga Richarlison, mirëpo goditja e tij ishte e pasaktë.

Një tjetër mundësi e artë për Brazilin erdhi edhe në minutën e 19-të, e aty ishte pikërisht anëtari i Paris Saint-Germain që gjuajti drejt e në portier.

Momenti më i rëndësishëm i takimit erdhi në minutën e 35-të, atëherë kur Lucas Paqueta shënoi një gol të bukur nga një asistim fantastik i Neymarit.

Në 45 minutat e dytë ishte një lojë edhe më e ashpër, por pa ndonjë gol.

Të dy skuadrat tentuar që të shënonin së paku edhe nga një herë, mirëpo portat qëndruan të paprekura.

Kjo bëri që Brazili të kalonte në finale, derisa pret fituesin e duelit mes Argjentinës dhe Kolumbisë. 

(Kosova Sot Online )