Donnarumma shpërthen në lot: Nuk mund ta përshkruaj këtë ndjenjë

  • S.A /
  • 07 July 2021 - 10:49
Donnarumma shpërthen në lot: Nuk mund ta përshkruaj këtë ndjenjë

Gianluigi Donnarumma nuk mundi ta përshkruante atë që po ndiente, pasi e mbrojti penalltinë vendimtare të Alvaro Moratas për ta dërguar Italinë në finale të Euro 2020. Ai këtë triumf ia kushtoi bashkëlojtarit të vet të lënduar, Leonardo Spinazzola.

Portieri Donnarumma nuk mundi t’i ndalë lotët e gëzimit, pasi Italia e siguroi një vend në finale të Kampionatit Evropian 2020 duke e mposhtur Spanjën 4:2 në penallti.

“Ky çast kishte gjithçka, nuk ishte e lehtë, por me forcën e këtij grupi, në ia dolën ta arrijmë finalen”, tha Donnarumma për Sky Sport Italia.

“Është e pamundur ta përshkruaj atë që po e ndiej. Dua ta shijoj këtë çast me bashkëlojtarët e mi dhe këtë fitore ia kushtojmë Spinazzolas.

Italia do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Anglisë dhe Danimarkës në finalen e Wembley më 11 korrik.

(Kosova Sot Online )