Komentatori turk bëhet hit, e ngatërron Chiesan me Inzaghin

  • S.A /
  • 07 July 2021 - 15:08
Komentatori turk bëhet hit, e ngatërron Chiesan me Inzaghin

Një komentator turk është duke e bërë xhiron e botës me komentimin e tij në ndeshjen Itali – Spanjë. Në fakt, tek goli i Federico Chiesas, i cili i kaloi përkohësisht “Azzurrët” në epërsi, komentatori turk i televizionit TRT, Levent Özçelik, në vend se ta përmendte Chiesan, dëgjohet duke e ngatërruar emrin dhe duke thënë disa herë “Inzaghi”. Siç dihet, më pas Spanja barazoi me Alvaro Moratan dhe loja shkoi në vazhdime. 

E në penallti triumfuan italianët me rezultat 4:2.Për më tepër, mund ta shihni videon e mëposhtme, pas së cilës vështirë se mund të përmbaheni pa buzëqeshur.

 https://youtu.be/LbMCwfNt0S4

 

(Kosova Sot Online )