Barcelona me komunikatë zyrtare për racizmin e treguar nga ana e Griezmann dhe Dembele

  • A.P /
  • 07 July 2021 - 20:18
Barcelona me komunikatë zyrtare për racizmin e treguar nga ana e Griezmann dhe Dembele

Një video e vitit 2019 është publikuar kohëve të fundit dhe ka trazuar akoma më shumë ambientin e Barcelonës.

Në atë filmin shihen Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele, që tallen me pamjen e dy punonjësve nga Azia në një hotel ku ata po qëndronin.

Barcelona, e cila sponsorin kryesor, Rakuten, e ka nga Azia, ka reaguar me një deklaratë zyrtare, ku dënon sjelljen e dy lojtarëve dhe premton se e tillë sjellje nuk do ndodhë më.

Klubi vlerëson faljen e dy lojtarëve, por nuk përjashtohen ndëshkime ndaj tyre.

(Kosova Sot Online)