Zyrtare: Milani e blindon futbollistin

  • S.A /
  • 09 July 2021 - 11:29
Zyrtare: Milani e blindon futbollistin

Davide Calabria do të jetë pjesë e Milanit deri më 2025. Davide Calabria e ka pranuar ofertën e Milanit dhe ka nënshkruar kontratë të re, 4-vjeçare, nga e cila mbrojtësi i djathtë do të përfitojë edhe rritje rroge (1.75 milion euro në sezon, nga 1.1 milion).

Mbrojtësi ishte një nga më të mirët sezonin e shkuar dhe te Milani nisën bisedimet për të zgjatur marrëveshjen. Sot ka ardhur edhe njoftimi për rinovimin.

“Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka rinovuar kontratën e Davide Calabria deri më 30 qershor 2025. I lindur më 1996, ai u bashkua me Milanin në moshën 10 vjeç. Davide bëri debutimin e tij në Serie A në maj 2015 dhe pas 151 ndeshjeve dhe 5 gola të shënuar në 7 sezonet e tij me ekipin e parë, ai do të vazhdojë të veshë fanellën e kuqezinjve”, shkruan klubi i Milanit në komunikatën zyrtare.

(Kosova Sot Online )