Deschamps do jetë në krye të Francës edhe për Botërorin 2022

  • S.A /
  • 09 July 2021 - 11:33
Deschamps do jetë në krye të Francës edhe për Botërorin 2022

 

Didier Deschamps do të jetë në krye të Kombëtares së Francës edhe për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Pavarësisht dështimit në “Euro 2020”, shtëpia e futbollit francez i ka dhënë mundësi Deschampsit që të udhëheq me “Gjelat” edhe në Botëror.

Kjo është konfirmuar nga Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet.

“Përgjigja është po” – tha ai për “Le Figaro“, kur u pyet nëse Deschamps do të udhëheq me Francën në Botërorin e vitit të ardhshëm.

“Ne u takuam të mërkurën dhe vendosem për tre minuta. Dëshira e tij për të vazhduar është e fortë, ashtu si edhe e imja. Këtu nuk kishte debat“- shtoi Graet.

(Kosova Sot Online )