Nacho pas rinovimit të kontratës: Real Madridi është shtëpia ime

  • S.A /
  • 09 July 2021 - 11:36
Nacho pas rinovimit të kontratës: Real Madridi është shtëpia ime

Mbrojtësi spanjoll konsiderohet si shtylla e mbrojtjes pas largimit të Sergio Ramosit tek Paris Saint Germain.

Nacho rinovoi kontratën edhe për dy vite të tjera, ai duke folur në një intervistë për uebfaqen e klubit tregoi ndjenjat e tij pasi kishte rinovuar kontratën.

“Real Madridi është shtëpia ime, ata më kanë ndihmuar të rritem dhe më kanë mësuar të gjitha vlerat pozitive që të përballem me jetën dhe gjithçka çfarë vjen drejt teje”, tha ai.

“Nuk mund ta imagjinoj një jetë pa Real Madridin sepse kam qenë këtu gjatë gjithë jetës, gjithçka do të thotë të festoj ditëlindjen në këtë klub”, shtoi ai.

“E vlerësoj historinë e këtij klubi, fitorja në Ligën e Kampionëve është e komplikuar dhe ajo çfarë skuadra bëri disa vite më parë ishte shumë e veçantë”, tha Nacho.

“Në ndeshje ka tensione dhe nerva, por unë jam i qetë. Ancelotti është trajner i madh dhe me të e kemi fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë. Grupi në fakt është shumë i lumtur që Ancelotti është rikthyer”, përfundoi Nacho Fernandez.

(Kosova Sot Online )