Mourinho kërkon Zouman e Chelseat

  • A.P /
  • 09 July 2021 - 19:39
Mourinho kërkon Zouman e Chelseat

Roma e Jose Mourinhos është njëri prej klubeve që janë të interesuar ta transferojnë mbrojtësin e Chelseat Kurt Zouma në huazim, shkruajnë mediat në Francë

Mbrojtësi 26 vjeçar ka tetë paraqitje për Francës ku ka shënuar një gol për vendin e tij. Sipas telefoot, Zoumas i është thënë që të gjëjë një klub të ri dhe se ai mund të largohet nga Stamford Bridge gjatë verës.

 

Wolverhampton Wanderers, po ashtu e ka kërkuar, por lojtari e ka refuzuar ofertën e tyre. Besohet se atë e kërkojnë edhe Everton dhe Tottenham Hotspur, por Roma duket se do të jetë një opsion që do ta intrigojë atë.

Mourinho do të ishte i lumtur ta transferonte Zouman si të huzuar me opsion blerjen nga Chelsea. Kontrata e tij përfundon në qershorin e 2023 ddhe ai gjatë kësaj kohe ka qenë i huazuar edhe në Saint-Etienne, Stoke City dhe Everton.

Pavarësisht se është mbrojtës, Zouma ka shënuar pesë gola në 36 ndeshje garuese për Chelsean sezonin e kaluar ku të gjithë këto ndeshje ai i ka luajtur në Premier Ligë. Edhe ose ai ishte ftuar nga Franca për Euro 2020, ai nuk luajti asnjë minutë me skuadrën.

(Kosova Sot Online)