Mbappe në ballinën e lojës FIFA 22

  • A.P /
  • 09 July 2021 - 20:50
Mbappe në ballinën e lojës FIFA 22

Francezi do të jetë në ballinë përsëri pasi që edhe më parë ka qenë fytyrë e lojës më të madhe elektronike të shkarkuar ndonjëherë

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe do të jetë përsëri në ballinën e serisë së re të EA Sports në FIFA.

Mbappe do të jetë në ballinën e FIFA 22 kur kjo ndeshje do të lansohet në fund të këtij viti derisa ai ka qenë edhe në ballinën e FIFA 21. Përzgjedhja e tij e bën atë lojtarin e parë që përsëritet si fytyrë zyrtare e saj pas Cristiano Ronaldos, i cili ishte edhe në FIFA 18 edhe në FIFA 19.

Historia e futbollistëve të FIFA-së

Mbappe bëri debutimin si fytyrë marketingu në FIFA 21, pasi që e kishte pasuar Virgil van Dijk dhe Eden Hazard në fytyrën për lojën e përvitshme të EA-së. Para kësaj ishte Marco Reus në FIFA 17 një zgjedhje që ishte bërë në mes të dominimit të Lionel Messi dhe Ronaldo prej FIFA 13 – FIFA 16, kurse FIFA 15 e kishte shkëmbyer këtë nder me Hazardin.