Lukaku, pushime me të dashurën e tij të re, një modele me forma të kolme

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 12:41
Lukaku, pushime me të dashurën e tij të re, një modele me forma të kolme

Dashuri e re për Romelu Lukakun.

Futbollisti belg është fotografuar nga paparcët pranë modeles me forma të kolme Shani Jamilah në Sardenja, Itali.

Për momentin as Lukak dhe as modelja nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre por Daily Mail shkruan se Shanin është e dashura e futbollistit.

Romelu ka qenë gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private.

Në të kaluarën, është folur për një flirt me modelen belg Sarah Mens.

Ndërsa disa muaj më parë u shfaq emri i instruktores së fitnesit Julia Vandeëeghe. 

Sulmuesi i Interit është babai i një djali dy vjeçar:emri i tij është Romeo Emmanuel por sportisti nuk e ka zbuluar kurrë identitetin e nënës së tij. 

Dhjetorin e kaluar Romelu postoi në Tqitter një pamje të butë të dorës së foshnjës me rastin e ditëlindjes së tij të dytë.

Po kush është Shani Jamilah

Shani Jamilah, flaka e re e Lukakut, është 24 vjeç dhe angleze . 

Ajo jeton midis Londrës dhe Las Vegas dhe është një influencuese me mbi 76 mijë ndjekës: në llogarinë e saj në Instagram ajo poston kryesisht përmbajtje të modës dhe bukurisë.

(Kosova Sot Online)