“Lojtari më i mirë” dhe “Këpuca e Artë”, Messi i fiton të gjitha në “Copa America”

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 09:29
“Lojtari më i mirë” dhe “Këpuca e Artë”, Messi i fiton të gjitha në “Copa America”

Lojtari më i mirë i turnet dhe Këpuca e Artë kanë shkuar për Lionel Messin në “Copa Ameria”.

Argjentina është kampione e “Copa America” për vitin 2021.

Lionel Messi me shokë kanë arritur të triumfojnë 1-0 në finale kundër Brazilit, për të shkruar historinë.

10-shi magjik i Barcelonës, që ka fituar gjithçka në nivel klubesh, i mungonte një trofe me Argjentinën, dhe pas shumë tentimeve, pas shumë finaleve të humbura – më në fund ia doli.

Përvec trofeut, Messi u shpall edhe më i miri i turneut dhe golashënuesi më i mirë në Copa America.

(Kosova Sot Online)