Thiago Silva uron Argjentinën dhe shfryhet ndaj tifozëve brazilianë

  • S.A /
  • 13 July 2021 - 11:00
Thiago Silva uron Argjentinën dhe shfryhet ndaj tifozëve brazilianë

Me Chelsean arriti të shpallej kampione Evrope duke mposhtur Manchester Cityn në finalen e Champions League, me Brazilin nuk ia doli dot të fitonte një tjetër Copa America, pasi Seleçao u mund në finalen e Maracanas nga Argjentina, me ndeshjen që u vendos nga një gol i Di Marias në pjesën e parë.

Thiago Silva, kapiteni i Brazilit reagoi pas humbjes së skuadrës së Tites në finalen e Kupës së Amerikës, duke uruar argjentinasit për triumfin dhe në të njëjtën kohë duke thumbuar të gjithë ata tifozë brazilianë që brohorisnin kundër Brazilit si shenjë proteste ndaj presidentit Bolsonaro që lejoi zhvillimin e këtij turneu në Brazil në kulmin e pandemisë COVID-19.

“Të kemi besim për të mos u dorëzuar asnjëherë, forcë për të duruar vështirësitë dhe përqendrim për të arritur qëllimet. Urime kundërshtarit tonë për fitoren! Tani është koha të rimbushim bateritë dhe të kthehemi më të fortë. Për ata që na mbështetën dhe vuajtën me ne këtu ju falënderoj!”, tha ai.

“Zoti ju bekoftë. Ahhh dhe për ata që brohorisnin kundër, shpresoj që të jeni te lumtur!!! Por atëherë mos vini dhe të na bëheni mik për të marrë gjithçka që dëshironi”, deklaroi Thiago Silva, i cili me shumë gjasa edhe në pse në shtator do të mbushë 37-vjeç do të provojë të luajë me Seleçaon edhe në Botërorin Katar 2022 që do të zhvillohet në periudhën nëntor-dhjetor të vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot Online )