Dallimi shumë i madh në vlerë mes Dritës dhe Feyenoordit

  • S.A /
  • 16 July 2021 - 10:23
Dallimi shumë i madh në vlerë mes Dritës dhe Feyenoordit

Me triumfin e mbrëmshëm ndaj Decic, Drita është kualifikuar në raundin e dytë kualifikues të garës më të re evropiane, Europa Conference League. Gjilanasit triumfuan 3:1 me rezultat të përgjithshëm, duke triumfuar 2:1 në shtëpi dhe 1:0 në udhëtim.

Por, në raundin e dytë kualifikues, ish-kampionen e Kosovës do ta presë punë shumë e vështirë. Ata do të ndeshen me ekipin e njohur holandez, Feyenoord.

Feyenoordi konsiderohet ekip favorit, e kjo mbështetet edhe nga vlera e të dyja ekipeve. Ekipi holandez ka vlerë 105.98 milionë euro, kurse Drita ka vlerë 3.2 milionë euro, bazuar në statistikat e Transfermarkt

Megjithatë, Drita do të synojë të shkojë sa më lart që mundet dhe të provojë kualifikimin në fazën e grupeve të kësaj gare.

Ndeshja e parë mes tyre zhvillohet më 22 korrik në Prishtinë, kurse ajo e kthimit një javë më vonë në Holandë. 

(Kosova Sot Online )