Giroud është duke kryer testet mjekësore te Milani

  • S.A /
  • 16 July 2021 - 10:47
Giroud është duke kryer testet mjekësore te Milani

Olivier Giroud ka mbërritur në Clinica La Madonnina të Milanit për të filluar testet mjekësore me Rossonerët, pari zyrtarizimit si lojtar i tyre i ri.

Fituesi i Kupës së Botës me Francës më 2018 do të bashkohet me gjigantët e Serie A me një marrëveshje prej 1 milion euro plus 1 milion tjera bonuse nga Chelsea.

34-vjeçari mbërriti në Clinca La Madonnina rreth orës 8 të mëngjesit me kohën lokale për të filluar ekzaminimet e tij mjekësore me klubin e tij të ri. Ai përshëndeti tifozët dhe gazetarët që e prisnin jashtë klinikës duke thënë: “Forza Milan”. Sulmuesi francez do të nënshkruajë një marrëveshje dy-vjeçare me Rossonerët.

Giroud shënoi 39 gola në 119 paraqitje me Chelsean.

(Kosova Sot Online )