Lexoni edhe:
Del videoja kur Southgate u kërkoi Sanchos, Rashfordit dhe Sakas të gjuanin penalltitë
Ronaldo vendos të qëndrojë te Juventusi. Sipas La Gazzetta dello Sport, Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se do të qëndrojë në Juventus, përderisa agjenti i tij, Jorge Mendes po punon për një vit zgjatje të kontratës.
Kontrata e Ronaldos në Allianz Stadium skadon në qershor të vitit 2022 dhe e ardhmja e tij në Torino ishte në dyshim pas përfundimit të sezonit 2020/21.
PSG dhe Manchester United ishin të interesuar në shërbimet e tij, por ata nuk ishin në gjendje të paguanin 31 milionë euro në vit portugezin.
Del videoja kur Southgate u kërkoi Sanchos, Rashfordit dhe Sakas të gjuanin penalltitëLexoni edhe:
As Juventusi as Ronaldo nuk kanë pranuar oferta ende, por 36-vjeçari duket se do të qëndrojë në Itali të paktën deri në përfundim të edicionit 2021/22. Sipas La Gazzetta dello Sport, ish-ylli i Real Madridit ka informuar klubin se do të rikthehet më 25 korrik për fazën parasezonale.
Ronaldo momentalisht është në pushime pas Euro 2020, teksa Allegri ka filluar aventurën e dytë me Juventusin dy ditë më parë.
(Kosova Sot Online )