Italia synon organizimin e Botërorit 2030 bashkë me Arabinë Saudite

  • S.A /
  • 16 July 2021 - 16:40
Italia synon organizimin e Botërorit 2030 bashkë me Arabinë Saudite

Sipas The Athletic, Italia janë duke përgatitur një ofertë dyshe për ta organizuar Botërorin e 2030 me Arabainë Saudite

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka thënë për media dje që ai shpreson që Italia ta ruan këtë valë të entuziazmit pasi fitojë Euro 2020 dhe do të bëjë ofertë edhe për Euro 2028 e dhe për Botëror 2030.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ndeshjet të zhvillohen vetëm në dheun italian, pasi që trendët tregojnë se vendet po bashkohen për të organizuar gara të tilla derisa pritet që në gara të marrin 48 Kombëtare ku do të jenë 80 ndeshje, duke filluar nga viti 2026.

Zakonisht këto janë vende fqinje, por Italia mund të bashkohet me Arabinë saudite për ta bërë ofertën për Botërorin e radhës. Sipas Athletic, Boston Consultancy Group po këshillojnë Arabinë Saudite për të bërë një koalicion të mundshëm para se të bëjnë ofertën në FIFA.

Këtu mund të përfshihen edhe Egjipti apo Maroku, por Italinë më shumë po e intrigon kjo alternativë. Kjo do të ishte edhe një vazhdimësi e biznesit të tyre me klube, të cilën gjë e pamë edhe gjatë dy ndeshjeve për Superkupë të Italisë që u luajtën në Arabi.

Vendimi mund të shkaktojë debat në Itali për shkak se të drejtat e njeriut në Arabi Saudite shkilen vazhdimisht, ashtu si të drejtat e tjera si liria e shprehjes, toleranca ndërfetare, e kjo ka të bëjë më se shumti se ishte pikërisht ky shtet që vrau vitin e kaluar gazetarin disident, Jamal Khashoggi.

Fitorja e Italisë në Euro 2020 do t’i japë përparësi asaj për ta organizuar një garë kryesore, sidomos pasi që oferta britanike dhe irlandeze mund të dështojë për shkak të skenave kautike që u panë gjatë finales së Euro 2020 në Wembley. Spanjë dhe Portugalia për momentin janë favorite për ta pritur Euro 2028. 

(Kosova Sot Online )