Po bëhet tatuazhë momenti kryesor i finales së Euro 2020 me protagonistë Chiellinin e Sakan

  • S.A /
  • 17 July 2021 - 10:29
Po bëhet tatuazhë momenti kryesor i finales së Euro 2020 me protagonistë Chiellinin e Sakan

Momenti kur Giorgio Chiellini tërhoqi Bukayo Sakan nga jaka është bërë një meme virale dhe tani është përjetësuar gjithashtu si një tatuazh në krahun e një tifozi italian.

Ishin minutat e fundit e kohës së rregullt në finale të Euro 2020 në Wembley kur talenti anglez tentoi të kërcënonte portën e Italisë nga mesfusha.

Kapiteni i Italisë, Chiellini e dinte se çfarë mund të ndodhte po ta linte Sakan të kalonte, duke e ndaluar atë me një kapje nga jaka e fanellës.Imazhi u kthye në një meme në situata të ndryshme, por ajo tani ka kaluar një hap më tutje.

Dikush ka bërë një tatuazh në krahun e Chiellinit që tërheq Sakan mbrapa kështu që ai nuk mund të arrijë trofeun e Kampionatit Evropian, i cili tashmë është zbukuruar me shirita jeshilë, të bardhë dhe të kuq. talia fitoi turneun në gjuajtjet e penalltive pas barazimit 1-1 në Wembley Stadium, me Gianluigi Donnarumman që bëri pritjen vendimtare të Sakas.

Azzurrët fituan Kampionatin Evropian për herë të dytë pas vitit 1968.

(Kosova Sot Online )