Pickford e harron finalen dhe e “djeg” në party pa bluzë dhe në krahët e “fansave”

  • S.A /
  • 17 July 2021 - 10:50
Pickford e harron finalen dhe e “djeg” në party pa bluzë dhe në krahët e “fansave”

Sezoni mbaroi dhe futbollistët janë shpërndarë nëpër vendet më të bukura në glob për të kaluar pushimet.

Humbja në një finale, sidomos në Kampion Evropian dhemb shumë, natyrisht, por jeta vazhdon dhe futbollistët e Anglisë e kanë harruar humbjen në finale nga Italia.

Jorgan Pickford, që ishte po aq i mirë sa Gigi Donnarumma në finale, duke pritur dy penallti dhe shumë godtije gjatë lojës, po shijon pushimet e tij në maksimum.

Në medie dhe në rrjete sociale janë publikuar disa pamje të tij, mbi shpatullat e një personi duke “e djegur”.

Anglia nuk fitoi në Evropian, por Pickford po, i cili mori edhe Dorezën e Artë të Euro 2020 si portieri që pësoi më pak gola.

Ai ishte një nga faktorët që Anglia kapi finalen e parë europiane në histori, por penalltitë bën ndryshimin.

(Kosova Sot Online )