Feyenoordi përforcohet me futbollistin e Premierligës, para përballjes me Dritën

  • S.A /
  • 17 July 2021 - 16:26
Feyenoordi përforcohet me futbollistin e Premierligës, para përballjes me Dritën

Klubi i njohur holandez, Feyenoord ka përforcuar radhët e veta me një futbollist mjaft cilësor.

Bëhet fjalë për Alireza Jahanbakhsh, i cili në tri sezonet e kaluara ishte pjesë e Brighton në Premierligë.

Ai zhvilloi 50 ndeshje me Brighton duke realizuar dy gola në proces. Pozita e tij është mesfushor ofanziv ose anësor.

Ky transfer është i mirëseardhur për Feyenoordin para ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të Europa Conference League ndaj Dritës. Ndeshja e parë mes Dritës dhe Feyenoordit zhvillohet më 22 korrik në Prishtinë, kurse ajo e kthimit një javë më vonë në Holandë.

(Kosova Sot Online )