Atletico i kthen përgjigje Barcelonës për Joao Felixin

  • S.A /
  • 19 July 2021 - 10:03
Atletico i kthen përgjigje Barcelonës për Joao Felixin

Për Atletico Madridin Joao Felix është i paprekshëm, prandaj çfarëdo synimi i Barcelonës për ta përfshirë atë në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi me Antoine Griezmann është i paarritshëm, sipas mediave në Spanjë. Kohëve të fundit është përfolur se Felix mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi me Griezmannin mes Barcelonës dhe Atleticos. Napoli e hedh poshtë ofertën e Manchester Unitedit për mbrojtësin e shumëkërkuar

Megjithatë, sipas MARCA-s, superylli portugez do të luajë në Atletico sezonin e ardhshëm dhe klubi mban shpresa të mëdha tek ai për vitet e ardhshme.

Megjithëse ai hasi në vështirësi në sezonin e tij të parë në klub pasi iu bashkua Atleticos në verën e vitit 2019, detyra për ta zëvendësuar Antoine Griezmannin ishte një tregim tjetër në pjesën e parë të sezonit pasues.

Ai i shënoi 10 gola në pjesën e parë të sezonit 2020/21, duke u përshtatur shumë mirë me dyshen sulmuese Luis Suarez – Angel Correa.

Por lëndimet që e goditën atë më pas dhe ndryshimi i skemës së lojës nga trajneri Diego Simeone bënë që Felix pjesa e dytë e atij sezoni të ishte shumë e qetë për portugezin.

Por shpresat e klubit për të janë të mëdha, prandaj Atletico nuk do të pranojë ta përfshirë atje në çfarëdo marrëveshje me Barcelonën për Griezmannin.

(Kosova Sot Online )